Loading...

Shpërthimi në servisin e celularëve, reagon policia: Nuk ishte tritol, 34 vjecari po punonte në tavolinë kur…’

Reagon për herë të parë zyrtarisht policia lidhur me shpërthimin me eksploziv të para pak minutave te Drejtoria e Higjienës në Tiranë ku për pasojë u plagos Gentian Hoxha, 34 vjeç, pronar i një servisi celularësh.

Sipas policisë, 34-vjeçari ishte duke punuar në tavolinën e punës në një dyqan celulari kur ndodhi shpërthimi.
“Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.

 

Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.

Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com