Loading...

Shpërthimi në Burrel, ndjeu eren e fitilit, si shpëtoi pronari i lokalit

Pas ngjarjes së rëndë në Burrrel kur një lokali ju vendos tritol dalin detaje të reja. Mësohet se eksplozivi në lokal është hedhur nga dritarja e tualetit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit, përballë shkollës 9-vjeçare “31 Korriku”. Sipas policisë lënda eksplozive është hedhur nga dritarja e tualeti të lokalit rreth orës 22:05, kur edhe ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.

Behet e ditur nga burime policore se në momentin e hedhjes së tritolit brenda ka qenë personi që e kishte marrë me qera lokalin, Selim Lika. Sipas policisë së Matit, 35-vjeçari sapo ka ndjerë erën e fitilit zjarr përcjellës ka dalë menjëherë jashtë, duke i shpëtuar kështu atentatit dhe sperthimit të eksplozivit.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe sjellë shkatërrimin e gjithçkaje në lokal.

Policia d deri tani ka marrë në pyetje 3 persona, kryesisht ata që kanë në pronësi lokalin dhe ata qe e kishin me qera me perpara.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com