Tre persona, dy prej të cilëve janë zjarrfikës kanë humbur jetën nga një shpërthim në Catania të Italisë. Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në rrugën “Garibaldi”, ku kishte një rrjedhje gazi në një ofiçinë biçikletash.
Shpërthimi ndodhi në momentin kur zjarrfikësit ndërhynë për një rrjedhje gazi, por një sharrë e cila do përdorej për të prerë kyçin ra në kontatk duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.
Tre persona humbën jetën, dy zjarrfikës dhe një i moshuar i cili u gjet i karbonizuar brenda pallatit. 60-vjeçari punonte si riparues biçikletash.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy zjarrfikës të tjerë të cilët ndodhen në spital.