Loading...

Shpërthen kreu i PD-së në Gjirokastër: Shikojeni reformën tuaj, ju plaçin sytë…

Kryetari i degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka dhënë alarmin për zhdukjen e arkivave. “Shikoni se ku dhe si kanë përfunduar dosjet e arkivës së Gjirokastrës që u zhvendosën disa ditë më parë nga Drejtoria Qëndrore e arkivave dhe nën mbështetjen edhe Kryeministrit dallkauk e të Kryetarit të PS-së të Gjirokastrës dhe deputetëve të saj në atë qark”, shkruan Bejko.

Postimi i Roland Bejko

PO ZHDUKEN ARKIVAT !

(Shikojeni reformën tuaj ju plaçin sytë!)

Shikoni se ku dhe si kanë përfunduar dosjet e arkivës së Gjirokastrës që u zhvendosën disa ditë më parë nga Drejtoria Qëndrore e arkivave dhe nën mbështetjen edhe KRYEMINISTRIT DALLKAUK e të KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE TË GJIROKASTRËS DHE DEPUTETËVE TË SAJ NË ATË QARK !

Shikojeni Reformën tuaj ju plaçin sytë ! Shikojeni këtë foto, këto pamje horror, pasoja të reformës tuaj absurde.

Aty në ato dosje të hedhura për tokë janë hartat e pronave tuaja, janë dokumentat familjare, personale, materiale të karakterit historik e kombëtar. Aty për tokë është hedhur idenditeti i secilit prej nesh. Është hedhur dhe përdhosur vet historia, gjaku dhe kontributi i gjyshstërgjyshërve dhe prindërve tanë.

Këto dokumenta arkivorë u hoqën nga raftet dhe u larguan nga një godinë që ishte projektuar enkas për arkivë, dhe u degdisën rifuxho si fletë bakalli në depot e Lushnjës e të Durrësit.

Ky është KRIM !

Duhet trajtuar vetëm si i tillë nga organet kopetente.

Unë i kërkoj prokurorisë së Gjirokastrës të fillojë sa më parë hetimet për këtë krim shtetëror !

I kërkoj publikisht deputetit të Gjirokastrës z. Tritan Shehu të kërkojë informacion me shkrim mbi procesverbalin e marrjes në dorëzim të materialeve nga Gjirokastra dhe të verifikojë në terren destinacionin final të dosjeve duke shkuar vet apo me deputetë të tjerë në çdo depo e magazinë ku janë depozituar arkivat jo vetëm të Gjirokastrës.

Të thirret në interpelancë ministri përkatës për këtë badërdi që po bëhet mbi arkivat shqiptare në të gjithë vendin.

Kjo është koha e tretë kur socialisto -komunistët asgjësojnë, djegin dhe zhdukin arkivat, kujtesën, dëshmitë, gjurmët e tyre dhe të këtij kombi të tërë.

Herën e parë e bënë në 1990 -1992 kur dogjën pranë çdo zyre të partisë socialiste në atë kohë Parti e Punës të gjithë dokumentacionin me përmbajtje politike që dëshmonte implikimin e kësaj partie në aferat e sigurimit të shtetit me dënimet dhe internimet e kundërshtarëve politikë si dhe urdhrat e listat e zhdukjes së njerëzve në momentet e shëmbjes së diktaturës dhe në puçin e shtetit për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës nga vullnetarët e Enverit.

Koha e dytë e djegies së arkivave ishte gjatë rebelimit famëkeq komunistë të 97-ës kur u dogjën nën thirrjet e drejtuesve sicialistë arkivat e Shikut, zyrat rajonale të arkivave dhe zyrat e hipotekave.

Dhe koha e tretë është tani, kjo e sotmja. Dhe kjo e sotmja është më kriminalja. Sepse krimi bëhet me vendim qeverie, me gjakftohtësi, me synime të qarta, në emër të reformës dhe të modernizimit të arkivës. Ku ato dokumenta që përbëjnë kujtesë në dëm të së shkuarës së tyre kriminale apo që i komprementon keq me të sotmen e të ardhmen, do të zhduken si dokumenta të parëndësishëm e të panevojshëm. Do të asgjësohen.

Ata janë vet zot e vet shkop. Vet Ali e vet Kadi.

Ne duhet ti ndalim. Ndryshe brezat do na akuzojnë si bashkëpunëtorë në krim për indiferencën e krijuar.

Shpejt, sa nuk është vonë. PD dhe Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës do kërkojë kthimin në shtëpi të arkivës tonë. Qytetarët nuk u pyetën për këtë vendim dhe veprim arbitrar. Arkiva nuk është e familjes Rama, por e qytetarëve të jugut të Shqipërisë .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com