Loading...

Shpërndahen 600 ftesat e dasmës së vitit – Ja kush eshte cifti …

Pas muajsh në pritje më në fund janë shpërndarë 600 ftesat e dasmës së vitit, Princ William dhe të fejuarës së tij aktore, Meghan Markle.

Të lëshuara në emër të lartmadhësisë së princit të Uellsit, janë të ftuar rreth 600 njerëz në kishën e St George’s Chapel (Shën Gjergji).Të gjithë të ftuarit pas ceremonisë kishtore janë të mirëpritur në drekën që do zhvillohet në sallën e po kësaj kishe, e dhënë nga mbretëresha.

Më vonë në mbrëmje rreth 200 të ftuar do të marrin pjesë në ceremoninë private nga princi që do të zhvillohet në Frogmore House.

Ftesa përcakton një kod rigoroz veshjeje për meshkujt dhe për femrat. Meshkujt do të veshin uniformë ushtarake dhe një kapele ditore. Ndërsa femrat do të veshin një fustan ditor dhe kapele.

Ftesat, të paraqitura këtë javë, janë prodhuar nga kompania Barnard & Westwood, e cila ka mbajtur një urdhëresë mbretërore për shtypjen dhe lidhjen e librave me emërimin e Mbretëreshës së Madhërisë së saj që nga viti 1985. Në ftesa është përdorur bojë amerikane për shkrimin dhe ngjyra e përdorur është e arta dhe e zeza.

Çifti mbretëror do të martohet me 19 maj dhe parashikohet që dasma të ndiqet nga miliona njerëz nga e gjithë bota.

Ndihmësit e Pallatit kanë thënë se kjo dasmë do të reflektojë karakteret dhe personalitetet e tyre dhe do të jetë një ceremoni argëtimi dhe gëzimi.

Mbretëresha do të marrë pjesë, ashtu si edhe pjesa tjetër e familjes mbretërore, së bashku me prindërit e Markle, Thomas Markle dhe Doria Ragland. Princi George dhe Princesha Charlotte ka të ngjarë të marrin rolet e shoqëruesit dhe shoqërueses.

Familja mbretërore po paguan për martesën, duke përfshirë shërbimin e kishës, muzikën, lulet dhe pritjen. Por shpenzimet e sigurisë për ngjarjen e profilit të lartë po mbulohen nga shteti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com