Loading...

Shpejtësi marramendëse, ky është avioni që do thyejë limitet

Udhëtimi ajror supersonik mund të bëjë një rikthim nëse aeroplani që do zëvendësojë Konkorde do ngjitet në qiell.

Richard Branson po pret një prototip të një aeroplani për pasagjerë për të bërë testin e fluturimit në fund të këtij viti.

Këtë javë, firma ka bërë një hap më shumë duke njoftuar se do bëhet një arritje historike duke sjellë aeroplanin që do quhet ‘Baby Boom’.

Mendohet që të krijohet avioni me 55 vende, ku pasagjerët mund të udhëtojnë me shpejtësi supersonike 2714 km/orë në mbarë botën në vitin 2023.

Një prej risive që mund të sjellë ky avion është se të gjithë personat që do udhëtojnë nga Londra në Nju Jork, mund të arrijnë për 3.5 orë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com