Loading...

Shoqata e biznesit të vogël: Grevë urie kundër TVSH-së

Shoqata e Biznesit të Vogël ka paralajmëruar se do të nisë protestat masive, duke u përshkallëzuar deri në grevë urie në rast se qeveria nuk tërheq mbrapsht vendimin për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset që kalojnë xhiron vjetore prej 2 milionë lekësh.

Sipas kryetarit të shoqatës, Alberta Nasta, përfshirja e biznesit të  vogël në skemën e TVSH-së shënjon fundin e tyre. Ai tha për “Monitor” se Shoqata bazuar në sondazhet dhe analizat e veta parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtë mujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë.

Nasta shton për Monitor se vendosja e pragut të TVSH-së do të shtojë më shumë korrupsionin dhe evazionin, si dhe do të rrisë selektivitetin. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  po organizohet edhe nëpër rrethe për të nisur protestat në datën 2 prill.

Fillimisht bizneset e vogla do të mbyllin qepenat e dyqaneve dhe nuk do të operojnë për disa orë. Nasta thotë se do përdorin çdo formë demokratike, deri në grevë urie, për të kthyer mbrapsht vendimin e qeverisë.

Vendosja e TVSH-së për biznesit e vogël rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ata tregtojnë do të përkthehet në falimentim të menjëhershëm, duke qenë se fuqia blerëse është e ulët.

Tatimet parashikojnë që llimisht në skemë do të përfshihen rreth 11,300 biznese të vogla, por sipas përfaqësuesve të shoqatës në rast se tatimet do të monitorojnë bizneset të gjithë përfshihen në skemë dhe e kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh, i cili sipas tyre është lehtësisht i kapërcyeshëm prej bizneseve të vogla.

Biznesi i vogël ka një marzh të ulët timi, nga 2 deri në 10 për qind e xhiros. Shoqatat e Biznesit të vogël ka rreth 22 mijë anëtarë të regjistruar në të gjithë vendin, të cilët po organizohen për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com