Ky është momenti shokues kur një foshnje 8 muajshe është dhunuar nga një edukatore në çerdhe.
Video e postuar në internet tregon momentin kur gruaja 57 vjeçare rreh vajzën e vogël me peshqir në mënyrë të përsëritur për ta ndaluar së qari.
Më pas shihet duke e goditur në kokë dhe përplasur në dysheme.
Edukatorja pohoi se doli jashtë kontrollit për shkak se kishte dhimbje koke dhe kërkoi të japë dorëheqjen.
Incidenti nodhi në Taichung dhe u zbuluar kur një drejtor në Qendrën e Fëmijëve në Ai Bao Bei vuri re shenja dhune në ballin e foshnjes më 13 mars.
Ai inspektoi kamerat e sigurisë dhe zbuloi ngjarjen shokuese që kishte ndodhur në të njëjtën ditë.
Në pamje shihet qartë edukatorja duke dhunuar foshnjen ndërsa një tjetër edukatore shfaqet në ekran por nuk reagon apo ndalon aktin abuziv.
Wu kishte punuar në qendrën e kujdesit për fëmijët për një vit e gjysmë dhe iu kërkua të japë dorëheqjen pasi ndodhi incidenti.
Foshnja 8 muajshe u dërgua në spital për të trajtuar plagët në kokë. Ajo është në gjendje të qëndrueshme por duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve.
Nëse abuzimi konfirmohet Su do të dënohet me gjobë deri në 7.390 paund dhe me burg deri në 3 vite.