Të paktën 3 shqiptarë janë arrestuar nga një operacion madhor në Roterdam të Holandës me mbi 6 kilogramë lëndë narkotike. Mediat vendase raportojnë se operacioni erdhi pas informacioneve se një makinë e dyshimtë ishte parkuar poshtë një pallati.
Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje nga kua ka vërejtur se pranë kësaj makine është afruar një makinë me targa franceze.
Kur makina që drejtohej nga shqiptarët u nis drejt autostradës policia e ndaloi dhe nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë. Në pranga ranë shoferi shqiptar I moshës 45 vjeç emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Pas arrestimit të tij policia u drejtua për kontroll në dy banesa të tjera ku u gjetën dhe 700 gr kokainë si dhe një armë. Në pranga ka rënë dhe një grua shqiptare dhe një tjetër shqiptar moshës përkatësisht 23 dhe 45 vjeç.