Loading...

Shi dhe erëra të forta sot e nesër. Javën tjetër ndodh e papritura me kohën

Sipas Meteoalb, shpejtësia e erës në mesditë ka shënuar deri 70 km/h, por në zonat jugperëndimore, në momente të shkurtra ka arritur deri 102 km/h.

Parashikimi për ditën e diel

Koha vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

E diela sjell rënie te temperaturave me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C.

Ndërkaq, Meteoalb parashikon se javën tjetër sjell rënie të temperaturave dhe do të ketë rënie dëbore në zonat malore të vendit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com