Nje shqiptar eshte masakruar nga dy persona dhe eshte bere per spital.
Policia e Milanos ka arrestuar dy egjiptiane, Abanoub Safwat Moawad Attia, 21, dhe Mohamed Farah Abdelghany Mostafa, 22 vjec.
Mediat italiane bejne me dije se ata akuzohen se kane dhunuar, me shkelma, grushte ne trup e bark, e me pas kane qelluar me thike nje shqiptar, emri i te cilin nuk behet i ditur.
Ngjarja ndodhi ne nje fast food me 2 dhjetor te vitit te shkuar, kur shqiptari u vu ne qender te sulmit nga nje grup te rinjsh afrikano veriore. Menaxheri i lokalit u ka kerkuar te pushojne e te dalin jashte, pasi po bezdisin me kot klientin, por duket se kaq mjaftoi qe situata te acarohej.
Ata dolen jashte, por jo per te ikur, pasi i kishin zene prite shqiptarit. Kur ai doli, iu sulen me nje dhune barbare, e ne fund e lane te gjakosur pertoke. Per fat shqiptari u dergua ne kohe ne spital, ndonese plaget ishin shume kritike per jeten. Policia u vu ne ndjekje te autoret, te cilet u zbuluan nga kamerat e sigurise.