Ndodh rëndom në rrugët e vendit tonë që të kapim dy apo më shumë persona duke u konfliktuar për motive të dobëta.
Më e keqja është ajo çfarë sjell më pas inati i akumuluar midis një sherri që mund të nisë për arsye banale.
“Pse më sheh?” është një nga shprehjet tipike që fut në sherr dy shqiptarë dhe më pas çon edhe në përplasje më të përshkallëzuar duke përfshirë këtu përdorimin e armëve të ftohta apo edhe atyre të zjarrit.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur mesditën e sotme në mes të qytetit të Gjirokastrës, ku sipas raportimeve, 4 djem të rinj lezhjanë janë konfliktuar fizikisht me 2 gjirokastritë.
Arsyeja e sherrit nuk dihet, por ngjarja masive ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës.
Askush nuk ka hyrë t’i ndajë, ndërsa policia nuk duket gjëkundi.
Fatmirësisht ngjarja u kufizua vetëm në dhunë fizike dhe nuk pati të plagosur nga sherri.
Djali që ka parë të gjithë ngjarjen ka shpjeguar:
4 malok na Lezha me 2 gjirokastrite mu ne qender te Gjirokastres. Iken te gjithë me vrap pa pare gje skuash dhe policia nuk erdhi. Se mora vesh per ca u zunë se isha ne kafe aty rastësisht.