Një është rrëzuar sot në kampusin e një kolegji në Florida, duke zënë në grackë disa njerëz dhe makina.
Mediat amerikane raportojnë se ura e këmbësorëve që lidh kampusin e Universitetit Ndërkombëtar të Floridës me periferinë e Miami Sweetwater u shemb rreth orës 2:00 të pasdites me orën lokale.
Raportohet se dhjetëra njerëz janë bllokuar nën urë. Ende nuk ka raportime zyrtare për të vdekur, por një gazetar i “Miami Herald” bën me dije në “Twitter” se “kolapsi ka shkaktuar vdekje masive”.