Loading...

Sekuestrohet drogë me vlerë 1 milion dollarë, pranga shqiptarit në Bullgari

Policia bullgarë vuri në pranga një shtetas shqiptar, i cili u kap me 37 kg heroinë. Heroinë e sekuestruar në territorin bullgar u gjet gjatë një kontrolli mbi Urën e Danubit në kufi me Rumaninë.

Ajo ishte e fshehur në dyshemenë e një makine. Në drejtimin e mjetit ishte një shtetas shqiptar, me qëndrim në Itali, i cili u vu në pranga nga policia bullgare.

Sipas autoriteteve bullgare, nëse droga prej 37 kg do të dilte në treg, do të kapte një vlerë deri në 1 milion dollarë.

Prej vitesh Bullgaria është kthyer në një rrugë kryesore tranziti për drogat e kontrabanduara nga Azia në Evropë.

vetëm gjatë vitit 2017 në kufijtë e saj janë kapur mbi 602 kg heroinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com