Loading...

Sekreti i 100-vjeçarëve fshihet në tavolinë

Çfarë konsumojnë njerëzit që i kanë arritur 100 vite apo edhe më shumë? Si e kanë fituar sfidën e shëndetit të mirë që vjen nga ushqyerja?

Përgjigjja mbi raportin mes ushqimit dhe jetëgjatësisë vjen nga Shoqata Italiane e Gastroenterologëve në konventën e përvitshme të Federatës italiane të Sëmundjeve të Aparatit Tretës.

Sipas ekspertëve, në pjatën e 100-vjeçarëve kanë gjithmonë ushqime të thjeshta. Çdo vakt përbëhet mesatarisht 70% nga produkte vegjetale, 20% e të cilave janë zakonisht fruta, 30% proteina dhe shumë vaj ulliri.

Vaktet e ndërmjetme janë ato të dikurshmet: fruta të thata dhe ullinj. Pra, konsumimi me shumicë i perimeve dhe frutave në çdo vakt, vajrat vegjetale, buka integrale dhe proteinat që vijnë nga bishtajoret, vezët, djathrat dhe në masë më të vogël peshku, janë sekreti i atyre që kanë jetuar 100 vjet.

Është shumë e rëndësishme që ushqimet të jenë pak të rafinuara dhe jo me origjinë industriale.

“Ushqimi është një ilaç natyror. Ajo çfarë hamë është po aq e rëndësishme sa sasia që hamë. Një nga sekretet e jetës së gjatë sintetizohet në një thënie japoneze: ‘hara hachi bu’, që do të thotë: çohu nga tavolina kur ndihesh 80% i ngopur.

Të gjitha studimet në vende ku ka numër të madh 100-vjeçarësh, si Greqia dhe Sardenja (Itali), tregojnë se këta njerëz kanë të gjithë diçka të përbashkët: një numër të kufizuar të kalorive të marra gjatë ditës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com