Loading...

Seitaj “hap thesin” në Itali, rrëfimi vlen për hetimet në Shqipëri

Pasi trazoi politikën në vend, Nezar Seitaj, i cilësuar nga drejtësia italiane si “financieri” i grupit të “Habilajve” ka dëshmuar për herë të parë në Prokurorinë e Katanias, mbi grupin ku ai është i përfshirë. Disa javë pasi u ekstradua në vendin fqinj, Seitaj ka dhënë shpjegime të hollësishme gjatë një dëshmie që pritet t’i vihet në dispozicion edhe prokurorisë shqiptare.

Burime pranë mbrojtësve të tij konfirmuan se Seitaj ka dhënë shpjegime të hollësishme para prokurorëve italianë, në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij si “financier” i grupit kriminal të  trafikut të drogës. Burime të rezervuara bënë me dije se në dëshminë e tij Seitaj ka përmendur edhe anëtarë të sistemit të drejtësisë shqiptare, por nuk bëhet e qartë se në ç’rrethana. Gjithashtu nuk dihet mënyra se si kjo dëshmi do të mbërrijë tek hetuesit Shqiptarë, por pritet me interes të madh.

Shqipëri

Nezar Seitaj u arrestua në 19 tetor të vitit të kaluar në fshatin Babicë të Vlorës, në zbatim të një urdhër-arresti të Gjykatës së Katanias. Në të njëjtin operacion u sekuestrua nga policia një sasi prej 4 ton kanabis. Për këtë shkak, përveç procedimit italian për të u regjistrua edhe një procedim në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Paralelisht për të u caktua një masë sigurie “arrest në burg” për qëllime ekstradimi nga Gjykata e Tiranës dhe një tjetër masë “arrest në burg” nga Krimet e Rënda.

Ekstradimi i tij në 25 janar shkaktoi përplasje të forta institucionale si edhe politike mes qeverisë dhe opozitës. Gjatë qëndrimit në paraburgim në Shqipëri Seiti pati refuzuar të japë shpjegime për prokurorët. Në mungesë të dëshmisë së tij, gjatë muajit shkurt Prokuroria iu drejtua me një letërporosi drejtësisë italiane, ku kërkonte marrjen në pyetje të Seitit.

Ekstradimi

Nezar Seitaj konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të Moisi Habilajt, (i arrestuar ne Itali) u arrestua në Babicë të Vlorës më 19 tetor të vitit të kaluar gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis. Përgjatë katër muajve që qëndroi në paraburgim, Seitaj e kyçi gojën për hetuesit shqiptarë, ndërsa nuk dihet nëse do të veprojë njësoj përpara prokurorëve në Itali.

Ekstradimi i Nezar Seitajt, përveç procedurës ekstraproceduriale që është ndjekur duke thyer masën e arrestit, që kishte vendosur Gjykata e Krimeve të Rënda, u shoqërua edhe me akuza nga opozita. Ajo akuzoi mazhorancën se e ekstraduan Seitaj në kundërshtim me ligjin, pasi ai ishte i vetmi dëshmitar që mund të dëshmonte ndaj Saimir Tahirit për implikimin në grupin e Habilajve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com