Futbollisti Cristiano Ronaldo ka muaj që kërkon nga Real Madridi rritje të pagës, sepse dëshiron që ajo të jetë e barabartë me atë që ai përfaqëson në fushë.
Madje portugezi në dy vitet e fundit është shpallur lojtari më i mirë në botë nga FIFA dhe ka fituar “Topin e Artë”, por ka fituar vetëm 21 milionë euro në sezon dhe është futbollisti i gjashtë më i paguar.
“Mundo Deportivo” shkruan presidenti Florentino Perez i ka propozuar portugezit ta mbyllë karrierën te Real Madridi.
E me këtë marrëveshje, ai do të bëhet më i paguar se Lionel Messi dhe Neymar.
Në janar, në bazë të renditjes së “Marca”, Ronaldo është lojtari i gjashtë më i paguar i planetit, me Messin në vend të parë që merr 45.7 milionë euro në sezon, Neymar 38 milionë euro në sezon dhe dy futbollistët që luajnë në kampionatin kinez Ezequiel Lavezzi (29 milionë euro) dhe Oscar (26 milionë euro).
Me kontratën e re, Ronaldo do të marrë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, duke tejkaluar kështu rivalin e tij më të madh, Leo Messi edhe sa i përket pagës.