Loading...

“Rënkimi i një të pafajshmi mjafton të trondisë botën”, çfarë po paralajmëron Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ka arritur në 3.089 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” gjatë një aktiviteti të Ministrisë së Familjes dhe Politikave Sociale për Ditën Botërore të Gruas, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu sikurse vepruam në Jarabulus ku u rikthyen rreth 140 mijë njerëz të cilin ia dorëzuam pronarëve të tij pasi e pastruam, edhe në Afrin do të veprojmë njëlloj ku aty do të rikthehen të paktën 140-150 mijë, ndoshta edhe 200 mijë njerëz”, është shprehur Erdoğan në aktivitetin e zhvilluar në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe në Ankara.

Presidenti turk ka theksuar se dikush po përpiqet të përshkruaj gabimisht nënat dhe gratë. Erdoğan tha më tej se “Të ndash gruan nga cilësia e nënës është sikur t’i marrësh privilegjin, cilësinë më të madhe të saj, në të njëjtën kohë i ke injoruar titullin natyror si mësuese”.

“Uroj mirësi dhe durim nga Allahu për të gjitha gratë që janë viktimizuar, të shtypura dhe në nevojë në Siri, Irak, Libi, Mianmar, Turkestan, Palestinë dhe në mbarë botën. Ne ndajmë vuajtjet e të gjitha grave të dhunuara që para syve të tyre, u janë vrarë bashkëshortët e tyre, fëmijët e tyre, të afërmit e tyre dhe me ato të cilat janë përballur me trajtime më të këqija se vdekja. Për ne si njerëz që besojmë se rënkimi i një të pafajshmi mjafton të trondisë botën, është e pamundur që të qëndrojmë pa reagime e të heshtur ndaj këtyre qëndrimeve. Ne në vendim tonë që prej afërsisht 7 vitesh kemi pritur rreth 4 milionë viktima të cilët më së shumti përbëhen nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit që janë strehuar në vendin tonë”, ka theksuar presidenti Erdoğan.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com