Qeveria vendos objektiv: Zyrat e punësimit do të punësojnë 25 mijë të regjistruarit si punëkërkues të papunë brenda vitit 2018.
Plani dhe objektivi i qartë është bërë për secilën nga zyrat e punësimit në 61 bashkitë e vendit. Nga ky objektiv do të varet dhe nëse drejtori i zyrës së punësimit do të vijojë të qëndrojë i ulur në karrige apo do të lirojë karrigen
Edi Rama: Për çdo drejtor dhe punonjës objektiva të cilat do të maten çdo muaj. Kush do përmbushë objektivin do mbajë punën kush jo të hapë krahun dikujt tjetër. Mbi bazën e këtyre objektivave është vendosur shënjestra e 25 mijë të punësuarve që janë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës nga zyrat e punës.
Ne takimin e mbajtur ne kryeministri paraditen e sotme, kreu i qeverise u shpreh optimist
Edi Rama: 25 mijë persona që kanë dalë nga ndihma ekonomike apo jo, dhe që janë të gatshëm të punojnë duhet të hyjnë në punë vetëm nga Zyrat e Punës është plotësisht e realizueshme muaji mars na e tregon këtë. Muaji mars jemi brenda objektivit. Objektiv me patjetër që të realizohet
10 mije mundesi
I vetëdijshëm se nuk është e lehtë për 1001 arsye, Rama tregoi dhe nevojën për riformatim të skemës së nxitjes së punësimit për të vënë një theks tek trajnimet. Kompanitë do të punësojnë të papunët të cilët për periudhën e trajnimit do të paguhen nga shteti
Edi Rama: Janë 10 mijë mundësi, njerëz, që duan të punojnë por refuzohen nga punëmarrësit për shkak se nuk kanë aftësinë tekniko profesionale. Ata i kanë të hapura dyert edhe me pagesë. Ne do ti paguajmë ata që duan punë dhe të cilët janë të gatshëm që për të marrë punën do të trajnohen. Ne do ti paguajmë më shumë sesa mesataren e ndihmës ekonomike. Do ti paguajmë me gjysmën e pagesës së papunësisë dhe me një shumë që është e barabartë me atë që marrin të gjithë nga ndihma ekonomike.
Një kompani që ka nevojë për punëkërkues, do të marrë x punëtorë dhe në bazë të marrëveshjes do të marrë paratë nga shteti që do i shkojnë personit që do të trajnohet si një kontribut dhe menjëherë pas trajnimit personi do të rekrutohet në punë.