Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se protesta e banorëve të Kukësit është kundër politikave ekonomike të Ramës. Në një komunikim të drejtpërdrejte me News 24 ajo dënoi dhunën dhe kërkoi nga qyetetarët të tregohen të përmbajtur. Nga ana tjetër, Kryemadhi teksa e quajti si kërcënin për protestuesit statusin e Ramës në facebook, ajo sfidoi hapur kryeministrin, që të shkonte në “Rrugën e Kombit” nëse ishte trim.
“Kjo protestë është kundër politikave ekonomike të Ramës.
I këshilloj protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të protestojnë.
Janë në të drejtë të Zotit, ata janë njerëz që vuajnë për bukën e gojës.
Është e dhimbshme se si një djalë i ri, polic godet një të moshuar që del në të drejtë të Zotit të protestojnë.
Nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët.
Më e tmerrshmja ishte kërcënimi që bëri në facebook-un e tij.
Po të jetë aq trim le të shkojë ta mbrojë atë taksë, është taksa e Edi Ramës.
Unë nuk jam në protestë, që të mos politizohet, por nëse ata do të duan, unë jam gati t’ju bashkohem”, tha Kryemadhi.