Projekti i Teatrit të ri Kombëtar do të transformojë gërmadhat ekzistuese në një nga teatrot më të bukur bashkëkohorë të ndërtuar rishtas në Europë.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell një galeri me foto nga ky projekt që pritet t’i japë një tjetër dimension hapësirës kulturore në kryeqytet.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga projekti i Teatrit të ri Kombëtar, që do të transformojë gërmadhat ekzistuese në një nga teatrot më të bukur bashkëkohorë të ndërtuar rishtas në Europë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Teatri i ri Kombëtar do të ketë një hapësirë rreth 9000 metra katrorë, i cili do të jetë tre herë më i madh se ai ekzistues dhe në dispozicion të artistëve do të vihen katër salla për zhvillimin e shfaqjeve.
Po ashtu, teatri i ri do të ketë një sallë të hapur, si dhe mbi 600 poltrona në sallën kryesore, kundrejt rreth 400 që janë sot.