Loading...

Qyteti i gurte i shtepive muze – Gjirokastra

Qyteti
Në jug të Shqipërisë dhe më këtej kufirit me tokën greke, shtrihet një qytet kur shtëpitë përqafohen me njëra-tjetrën përreth një kështjelle madhështore që na kujton epokën e luftërave të mëdha. Është Gjirokastra, e cila shfaqet si një lumë çatish prej guri, e shtëpish-kala me stil pak oriental, të mbështetura mbi kodrina. Këtu kanë lindur dy personazhe të njohur, të cilët e kanë bërë të njohur vendin e tyre: Enver Hoxha, i cili udhëhoqi vendin në emër të një komunizmi maniak dhe shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare. Në një prej romaneve të tij, Ismail Kadare flet për Gjirokastrën si për një mirazh të arkitekturës.
Modeli arkitekturor është fakt shumë i veçantë, me shtëpitë e lashta të fortifikuara, trekatëshe dhe që nuk kanë ballkone, por janë të stolisura me shumë dritare të punuara me kujdes. Gdhendjet zbukurojnë edhe portat e banesave, fasadat e dyqaneve, tavanet e shtëpive dhe dyshemetë. Nga çdo kënd mund të thithësh mbresa të pafund: Në këtë qytet janë më shumë se 50 ndërtesat e shpallura monumente kulture, muze të vegjël në një qytet muze, ku çdo gjë është prej guri dhe shtëpitë, rrugët, rrugicat, trotuaret, urat e stilit venecian dhe vargjet e shkallareve ngjiten drejt kështjellës së mrekullueshme.

Kështjella
Një fortesë, e cila ngrihet me gjithë madhështinë e saj mbi shkëmb duke sunduar mbi gjithë qytetin. Edhe hyrjet që të çojnë në kala janë monumentale dhe panorama që të afrohet është magjepse. Pjesa e brendshme është një vijim i gurëve, galerive, kalimeve nëntokësore. Prej viteve ’60 kjo panoramë e gurtë mirëpret balerinë e këngëtarë që marrin pjesë në Festivalin Kombëtar Folklorik. Banorët kujtojnë një legjendë të paharruar që ka të bëjë me figurën e princeshës Argjiro, e cila u hodh nga kalaja për të mos rënë në duart e armikut.
Me sa duket, emri i qytetit vjen nga miti i princeshës. Nga kështjella mund të shijohet peizazhi më i bukur e qytetit. Sheshi kryesor i qendrës historike ka marrë emrin e heroit, i cili në vitin 1908 udhëhoqi revoltën anti-osmane, “Çerçiz Topulli”. Që këtu fillojnë rrugët e lashta prej kalldrëmi që kanë merituar mbrojtjen që i takon arkitekturës historike. Rrugët përqendrohen në kryqëzimin e quajtur “Qafa e Pazarit”, pjesa më piktoreske e qytetit, ku ndodhen dyqanet tradicionale. Ajo çka e bën Gjirokastrën një qytet muze është arkitektura, ndërthurja e hapësirave të brendshme dhe dekorimi i shtëpive me ndërtesa të famshme, të cilat ia vlen t’i vizitosh.

Rezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra fotoRezultate imazhesh për gjirokastra foto

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com