Loading...

Që nga 2012, ja sa shqiptarë janë bërë “italianë”

Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë e shtetit fqinj. Trendi pa ndryshuar dhe nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.

Vetëm në 2016-tën janë betuar për besnikëri ndaj Kushtetutës italiane 36.920 shqiptarë. Komuniteti shqiptar në Itali, me leje qendrimi, është rritur nga viti në vit deri në fillim të 2013, kur kaloi gjysmëmilioni, 502.546. Nga atëherë është vënë re një reduktim për të arritur në 441.838 persona në 1 janar 2017.

Pikërisht në të njëjtën periudhë të reduktimit të komunitetit shqiptar me leje qëndrimi, është rritur dhe numri i atyre që bëhen qytetarë italianë.

Shifrat e 2016-tës katërfishohen krahasuar me 2012 ku janë bërë italianë vetëm 9.493 shqiptarë. Nga viti në vit rritja ka qenë e pashmangshme. Deri në fund të 2016-tës numri gjithsej i shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë italiane kalojnë 150 mijë persona.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com