Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore, bllokoi sot në qarkun e Vlorës dhe më konkretisht në qytetin e Delvinës, në një dyqan mishi katër qengja në sasinë e 20 kg.
Trupa Inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë inspektimit në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit Fredi Myftari ka bllokuar sasinë e mishit prej 20 kg të katër qengjave, të gjendura pa vulë dhe në mungesë të certifikatës veterinare.
Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.