Loading...

Publikohet videoja e vrasjes së grabitësit në Fier, zjarr me policinë

Report TV transmeton ekskluzivisht pamjet e grabitjes në Fier e ndodhur 5 ditë më parë, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë grabitësi 20-vjeçar Xhuljano Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër Arben Muca. Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, e kapura nga një kamer sigurie pranë vendit të ngjarjes, grabitësit kanë ardhur me një mjet në orën 02.18 minuta pas mesnate.

E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një harku kohor prej 11 minutash që kur grabitësit kanë mbërritur dhe ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit me policinë. Grabitësit kanë qëndruar në makinë për afro 5 minuta dhe pasi kanë studiuar zonën, në orën 02:23 minuta ata i drejtohen banesës. Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv duken 4 grabitës që i drejtohen banesës së shtetasit Minella Muço ndërsa dy të tjerë ruajn jashtë, fare pranë vendit ku parkuan mjetin.

Brenda 10 minutave nga momenti kur grabitësit mbërritën, kamerat kanë fiksuar edhe ardhjen e një fugoni policie, i cili pozicionohet në krahun tjetër të hyrjes së pallatit ku ndodheshin grabitësit dhe jo në anën ku ishte parkuar makina e 6 autoreve. Në pamje duket që fugoni i policisë vjen në orën 02:33 ishte me sirena të fikura, ndërsa 4 grabitësit që ndodheshin në hyrje të pallatit janë njoftuar nga 2 bashkëpunëtorët e tjerë që bënin roje.

Vetëm 30 sekonda më pas, në orën 02. 34 ndodh edhe shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve. Teksa 4 grabitësit largohen me vrap, njëri prej tyre vendoset pas një peme dhe qëllon me armë drejt policisë. Në pamje duket breshëria e automatikut, ndërsa grabitësit e tjerë vijojnë të largohen me vrap. 4 grabitësit arrijnë të hipin në makinë ndërsa kanë lënë pas të shtrirë në tokë shokun e tyre 20 vjeçar, i cili mbeti viktimë Xhuljano Sollaku dhe Arben Muçen që u plagos.

Grbaitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar duke i shpëtuar ndjekjes së policisë, ndërsa ende nuk është gjetur as mjeti i përdorur nga grabitësit. Fillimisht policia raportoi se në grabitje ishin përfshirë 5 persona, ndërsa në këto pamje duket se janë 6 grabitës, ndërsa në kërkim vijon të jenë 4, pasi 20 vjeçari Sollaku mbeti viktim, Arben Muça u arrestua i plagosur.

Sipas dëshmive të familjes Muça, nga grabitësit kishin shpëtuar falë një shuli me të cilin ata mbyllnin derën e grabitësit nuk kishin arritur ta hapnin. Sipas burimeve nga grupi hetimor, grabitësit ishin joshur pas informacioneve se familjes Muça i kishte ardhur një shumë e konsiderueshme parashë nga djali që ndodhej në Meksikë, por vetë familja Muça e ka mohuar që të kishte lekë apo sende me vlerë në banesë natën e sulmit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com