Loading...

Pronari i vilës e gjeti me plumb në kokë, misteri i plagosjes së shqiptarit

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasi u qëllua me plumb në kokë nga një person ende i paidentifikuar.

I plagosuri është 66-vjeçari Mustafa Hasi, ndërsa ngjarja ka ndodhur  dje në Foggia,

Gjendja e tij është serioze thanë mjekët, raportojnë mediat italiane. Policia po kryen hetime për të hedhur dritë mbi plagosjen e mistershme.

Incidenti ndodhi të shtunën, në një fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggia.

Ishte pronari i vilës i cili lajmëroi menjëherë oficerët e policisë pasi zbuloi personin e plagosur.

Viktima, ka mbetur i plagosur në kokë nga një pistoletë e kalibrit 7.65. Mediat thonë se ai do t’i nënshtrohet një operacioni delikat për nxjerrjen e plumbit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com