Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se hetimet kanë nisur për pasurinë e ish kryeprokurorit pas marrjes së të dhënave nga ILDKPI. Mësohet se disa kontrata të shitblerjes së apartamenteve të tij janë sekuestruar nga prokuroria. Pak kohë më parë Adriatik Llallës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të dyshimeve se ishte përfshirë në afera të mëdha korruptive. Urdhri për ndalimin u firmos nga ish sekretari për shtetin, Rex Tillerson.
Informacione sekrete nga kjo prokurori thonë se po bëhet gati fletë arresti nga prokuroria e Durrësit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.