Loading...

Profesori degjeneron keq Bashën: Njeri i mbaruar, s’ka as diplomë

Profesor Përparim Kabo është mësuar të thotë atë që mendon lirshëm dhe të mos i kursejë kritikat ndaj kujtdo. Ai edhe një herë ka shprehur mbrëmjen e djeshme në emisionin e Roland Qafokut, mendimin aspak pozitiv për kreun e PD-së.

Sipas profesor Kabos:

Lul Basha është as politikan, as i ri. Është njeri i mbaruar. As mos mbani shpresë. Ai nuk ka asnjë ide nga ekonomia. E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë për zhvillimin ekonomik të vendit? Nuk e ka marrë diplomën akoma. Ka studiuar në Holandë por hyri në rrjet, po e gjete diplomën e atij unë do vij të kërkoj falje publike”.
Ai bëri një krahasim me mjekun Hamdi Sulçe. Sipas tij, Hamdi Sulçe kishte kryer studimet në Harward por këtë nuk e deklaroi kurrë.

Përparim Kabo:

Kishte mbaruar Harvardin për mjekësi dhe erdhi këtu, dhe emisionin “Nëna dhe fëmija” e filloi që në kohën e Zogut. Dhe këta mburren… Për çfarë mburren këta?”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com