Loading...

Preu venat me brisk rroje, cili ishte motivi që e shtyu të riun të vetëvritej?

Eshtë i gjatë kalvari i të dënuarve në burgun e Shën Kollit, të cilët kanë tentuar vetëvrasjen për motive që nuk janë zbardhur asnjëherë.

Nuk dihet çfarë i shtyn këta të dënuar t’i japin fund jetës në mënyrën më makabre në burgun më famëkeq në Shqipëri.

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme, pasi një 32-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke prerë venat e dorës me brisk rroje.

I dënuari nga Fushë-Kruja me iniciale R.H ishte dënuar me 21 vite burg për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Është mësuar se ai kishte kaluar në depresion dhe për pasojë kishte ndërmarrë veprimin që mund të rezultonte fatal për jetën e tij.

I riu u dërgua në spital për mjekim dhe aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 17.03.2018, ne IEVP Shënkoll, shtetasi i dënuar R.H vjeç 32 banues në Fushë Krujë, i dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, në gjendje depresioni, ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës (brisk rroje), i cili pasi mori mjekim në spital u largua për te IEVP Shënkoll, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com