Loading...

Presidenti i Akademisë së filmave, nën akuza për ngacmime seksuale

Presidenti i Akademisë së Filmit dhe Shkencave Kinematografike, organizata që jep çmimet Oscar, po hetohet pas akuzave për ngacmime seksuale.

Sipas njoftimeve, Akademia ka marrë tre ankesa këtë javë për presidentin e saj, John Bailey.

Academia nxorri një deklaratë të premten ku thuhej se “e trajton çdo ankesë me konfidencialitet për të mbrojtur të gjitha palët”. Në deklaratë thuhej se nuk do të komentohej më për këtë çështje “derisa të bëhet një analizë e plotë”.

75 vjeçari u bë president i Akademisë në Gusht. Ai është një kineast veteran, mes filmave të të cilit radhiten “The Big Chill” dhe “Groundhog Day.”

Akademia dhe industria e filmit janë tronditur nga akuzat e shumta për ngacmime seksuale në këtë industry. Lëvizjet #MeToo dhe Time’s Up kanë hedhur dritë mbi këto çështje.

Producenti me peshë i filmave, Harvey Weinstein u përjashtua nga Akademia, pas njoftimeve të detajuara të medias për sjellje të papërshtatshme seksuale me aktore dhe pjesëtare femra të stafit.

Në dhjetor, Akdamia miratoi një kod sjelljeje për anëtarët e saj./voa

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com