Loading...

Po kthehej vonë në shtëpi, u vërsulën qentë…zbardhet vdekja e trishtë e muratorit shqiptar në Itali

Pak dite pasi u gjet i pajete në një kanal të lumit Vera, në Aquila të Italisë, zbuohet e verteta e vdekjes se shqiptarit Edmond Preka.

36-vjeçari, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ra në kanal teksa po tentonte t’i shpetonte qenve.

Ai ishte murator dhe la pas gruan dhe dy fëmijët e vegjël, 4 dhe 7 vjeç.

Perfundimin per shkakun e vdekjes e ka arritur autopsia,  e cila tregoi se shqiptari ka qenë i frikësuar nga qentë dhe u pengua duke përplasur me kokë e më pas përfundoi në kanal.

Ai po kthehej në këmbë për në shtëpi, gjatë orëve të vona të së enjtes, kur ndodhi ngjarja e rëndë. Atë natë Preka ishte vonuar në një lokal në zonën e Bazzano. Pasi kishte biseduar me bashkëshorten në telefon, duke mos pasur makinë, ai ishte nisur në këmbë, rreth orës 18:00. Kishte kaluar nëpër disa rrugë lagjesh, për t’u futur në një rrugicë krah së cilës kalonte kanali dhe disa metra më tutje iu vërsulën të paktën 2 qen.

Besohet se nga frika ai ka nisur të vrapojë dhe nga errësira ka përfunduar në ujë. Autopsia konfirmoi se plagët e marra në trup nuk kanë ardhur nga qentë, por nga mbytja. Dyshimet janë se gjatë kohës që ka rënë në kanal, ai ka përplasur kokën dhe ka humbur ndjenjat.

Mediat fqinje shkruajnë se 36-vjeçari Preka ishte vendosur në Itali sëbashku me familjen rreth një vit më parë. Ishte bashkëshortja e tij, e cila e dalloi trupin e tij në kanal, pasi kishte dhënë alarmin tek autoritetet dhe ndodhej bashkë me ta në kërkim të 36-vjeçarit.

Për të ndihmuar familjen e Prekës, që trupi i tij të prehet në atdhe, La Caritas në komunitetin e Paganica po mbledh fonde për të mbuluar shpenzimet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com