Loading...

Pite me mish pule dhe laker te bardhe – shije shtepie

Janë një ndër gatimet fantastike që përfshijnë tërësisht me shijen e tyre të vegjël e të rritur njëlloj.

Pitet janë ndër ushqimet më të veçanta të përgatitura nga nënat dhe gjyshet.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës ndërsa të kënaqin dhe ngopin oreksin me shijen e tyre fantastike. 

Përgatitja e Piteve në Shtëpi

Përbërësit

500 gr miell

200 ml qumësht

50 ml vaj ulliri

1 lugë çaji me sodë buke

Pak kripë

Përgatitja

Në një tas të madh apo enë të gjerë shtojmë miellin bashkë më sodën dhe kripën dhe i përziejmë.

Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe vijojmë t’i përziejmë të gjitha bashkë.

Në vijim shtojmë qumështin dhe vijojmë të përziejmë përbërësit derisa të marrin formën e brumit.

Brumin e punojmë me dorë përreth 15-20 minuta derisa masa që krijohet të jetë kompakte dhe homogjene.

E vendosim mënjanë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine.

E lëmë të pushojë përreth një orë.

Pas një ore, brumin e  ndajmë në topa të vegjël dhe secilin prej topthave e hapim në formën e petës me ndihmën e një petësi, me një diametër prej 25-30 centimetrash.

Petave që hapim, u bëjmë disa vrima me pirun në mënyrë që të mos krijohen flluska gjatë kohës kur piqen.

Vendosim tiganin pa yndyrë në zjarr dhe nisin të pjekim pitet një e nja ngë nga të dyja anët dhe më pas ato janë gati për t’u mbushur.

Mbushja

Mbushja mund të bëhet sipas preferencës me djathra të ndryshëm, të kombinuara me domate e kastraveca, salca të ndryshme, mishra të ndryshëm etj.

AgroWeb.org ju sugjeron një nga mbushjet më të shijshme atë me mish pule dhe lakër të bardhë.

Mishin e pulës pasi e keni zierë dhe kriposur mirë ndajeni në copëza të vogla apo fije fije.

Ndërsa lakrën e bardhë prijeni përmes një thike të mprehtë hollë në formën e sallatës, kriposeni dhe nëse preferoni hidhini pak pluhur spec djegës gjithashtu.

Lyejini pitet e ngrohta me pak salcë kosi, vendosni pak nga mishi i pulës dhe sallata me lakër të bardhë dhe shijojini!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com