Loading...

Piktura e ‘shëmtuar’ që u la në dhomën e papërdorur për vite, u shit për 600 mijë euro

Bashkëshortet anonim nga Oxfordshire e Anglisë, pikturën që e konsideronin të shëmtuar, e kishin lënë për vite të tëra në një dhomë që nuk e përdornin, u befasuar kur e shitën për 600 mijë euro.

Ata e kishin ftuar një njohës të gjërave të lashta, për të vlerësuar disa orendi, i cili vërejti se në këtë punim është i vizatuar Shën Gjon Evangjelisti.

Fillimisht, ekspertët menduan piktura e panënshkruar, i përket shekullit të XIX-të. Hulumtimet e detajuara, treguan se është për dy shekuj më e vjetër, ndërsa mund të jetë punuar nga studenti i renesancës Anthony van Dyck.

Në të njëjtën kohë, pronarët po e shikonin procedurën prej telefonit, derisa po udhëtonin me veturë. Për pasojë, ata gati dolën nga rruga, kur çekani ra në ofertën prej 600 mijë eurosh.

Me paratë e fituara, ata mendojnë ta rinovojnë shtëpinë në periferi, të cilën donin ta shisnin sepse nuk kishin mjete për ta mirëmbajtur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com