Episode dhune dhë në takimin tjetër francez, atë mes Lyon dhe CSKA Moskë.
Përpara takimit në “Groupama Stadium” pati përplasje të dhunshme mes tifozëve. Sipas mediave vendase, nga përleshja u plagosën 5 policë ndërsa 3 tifozë përfunduan në pranga.
Përfshirja e shumë tifozëve, detyroi policinë të përdorte një helikopter për të koordinuar operacionin dhe për të vënë nën kontroll situatën.