Loading...

Pas borës një rrezik i madh kthehet për vendin, ja cfarë parashikojnë meteorologët

Pas surprizave të motit, ku vendet e ulëta si Tirana dhe vendet bregdetare u mbuluan për disa ditë nga reshjet e borës, duket se rikthehet rreziku përmbytjeve nga shirat intensivë.

Sipas meteorologëve, në disa qytete të vendit pritet që gjatë orëve te fundit të ketë reshje intensive te shiut, ndërsa lumenjtë pritet te pësojnë fryrje mbi normat.

 

PARASHIKIMI METEO


RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare, por lokalisht të shoqëruara edhe me shtrëngata

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit, kryesisht në Veri.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 16 °C

në vendet e ulëta: 7 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET


Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë në Lumenjtë Mat, Ishëm dhe Shkumbin. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Për më tepër:

http://www.geo.edu.al/skedaret/1519988575-RREZIQET_NATYRORE_2018.03.02.pdf

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com