Kombëtarja ka lajme të mira në stërvitjen e sotme, pasi është rikthyer i gatshëm edhe Etrit Berisha. Portieri i Atalantës ka kryer në ditën e pestë të përgatitjeve seancën e parë të plotë me skuadrën paradite duke marrë gjithë ngarkesën e duhur pasi disa ditë ishte stërvitur veçmas për shkak të një dëmtimi muskulor. Berisha gati për testin me Norvegjinë, mbetet për t’u parë nëse do të ndryshojë mendje Panuçi na balotazhin mes tij dhe Strakoshës.
Nëse një ditë më parë në ndeshjen e kontrollit ku hyrja ishte e lirë për mediat tekniku vuri në krahun e titullarëve formacionin me Hysajn, Mavrajn, Gjimshitin e Lenjanin në mbrojtje, Ramadanin, përkrah Xhakës e Qakës në mesfushë dhe me Balajn me Roshin e Grezdën përpara, këtë herë Panuci ju ka dhuruar jelekët e gjelbër 11 futbollistëve, pikërisht Mavrajt, Gjimshitit, Ajetit, Hysajt, Xhakës, Gavazajt, Qakës,Alijit, Bujar Likës e Grezdës si dhe Sadikut.
Do të luhet të hënën, dhe natyrisht që trajneri ka ende jo pak kohë për të fiksuar 11-shen titullare, ku bie në sy se janë 3 futbollistë në garë për dy vende në qendër të mbrojtjes, pikërisht Ajeti Mavraj dhe Gjimshiti ndërkohë që në konsideratë janë edhe lojtarë si Aliji, Gavazaj apo Lika, ndërsa Sadiku mund të parakalojë Balajn.