Loading...

Panuçi: I kam idetë e qarta, Strakosha dhe Ramadani nga minuta e …

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes ndaj Norvegjisë, teksa u shpreh se Ramadani do të debutojë nga minuta e parë. Sipas strategut italian nuk do të ketë shumë ndryshime.

“Djemtë kanë punuar mirë dhe me qetësi, kanë qenë shumë serioz. Është një moment delikat për këtë sezon. Jemi gati për këtë ndeshje miqësore dhe jemi gati për ta përballuar këtë ndeshje. Nuk kam asnjë predispozitë për të ndryshua diçka, dua thjeshtë që të mundim Norvegjinë. Për të ardhmen kam një ide timen.

Në formacion nuk ka shumë ndryshime. Lilaj është dëmtuar dhe në vendin e tij do të debutojë Ramadani. Jam i bindur që është një lojtar me personalitet të mirë. Ka lojtarë që sapo kanë nisur sezonin, dhe të tjerë që luajnë pak me ekipet e tyre. Unë do ju jap besimin tim. Kam ide të qarta, pasi kam disa alternativa, do të vendos sot se kush do të luajë.

Ramadani ka personalitet në kombëtares, ka stofin për të qenë lider. Abazaj është një lojtar që po bën shumë mirë, por për të luajtur në ekipin kombëtar duhet të arrihet një stad i ri. Zhegrova? I uroj suksese. Baren e kam ndjekur gjithmonë dhe është në listën e 26 lojtarëve që do të jenë në listë për Europian.

Strakosha apo Berisha në portë? Nesër do të luajë Strakosha. Berisha ka një problem të vogël fizik, por e kisha vendosur edhe më parë. Në këtë pozicion sforcohem shumë për të gabuar”, ka thënë Panuçi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com