Loading...

Pamje prekëse: Vëllai dhe motra të përqafuar, luftojnë sëmundjen e kancerit – në të njëjtën dhomë të spitalit

Një vëlla dhe motër po luftojnë krah për krah me kancerin në dhomën e njëjtë të spitalit, pasi u diagnostikuan me një formë të rrallë të sëmundjes trashëguese.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jacob Randell, 14 vjeç, dhe motrën e tij pesë vjeçare Sophia, të cilët po luftojnë një tumor agresiv në tru.

Mamaja e tyre, Liliane Hajjar, ka treguar se si familja e saj është lënë “e thyer” nga goditja e dyfishtë shkatërruese.

Ajo ka dokumentuar luftën e tyre në mediat sociale – me një foto prekëse që është bërë vitin e kaluar duke treguar se si vëllai dhe motra e tij përqafohen ndërsa mbështetnin njëri-tjetrin.

Një tjetër foto tregon emrat e fëmijëve në derën e dhomës së tyre të spitalit, me një mbishkrim: “Kjo është pamja më prekëse që sytë dhe zemra e mia kanë parë ndonjëherë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com