Prof. Dr. Arben Manasterliu
“A lind njeriu GAY, apo bëhet i tillë gjatë jetës?” Kjo pyetje bëhet shpesh sa herë diskutohet mbi homoseksualitetin. Jo, miq, njeriu nuk lind GAY, por bëhet GAY gjatë jetës. Orientimi seksual nuk është genetik, është zgjedhje. Dhe si zgjedhje, po i ofrohet sot shkollave shqiptare nga organizatat e LGBT, me bekimin dhe mbështetjen e plotë e shumë të përzemërt të Ministrisë së Arsimit.
Ajo çfarë duhet të dini miq, është se çdo lëndë, modul, trajnim, seminar, apo edhe informim që ofrohet në kopësht, shkollë, apo edhe universitet, mund të paraqitet si edukim, apo mundësi zgjedhje por nuk është e tillë, është DETYRIM, është PROPAGANDË, është INJEKTIM I IDEVE APO BESIMEVE, është USHQIM I DETYRUAR, është MANIPULIM i një botëkuptimi apo mënyre jetese. Pra, fëmijëve tanë në shkollat shqiptare nuk po i ofrohet një zgjedhje për t’u informuar mbi homoseksualitetin apo transgjininë, as për të qenë tolerantë e kundër diskriminimit, atyre po i injektohet një stil jetese, pa zgjedhjen e tyre të lirë por me forcë. Në auditorët e klasave, mikrofonin e ka ai që flet e jo ai që dëgjon. Dhe ata që po flasin sot në shkollat shqiptare janë GAY, ndërsa audienca janë adoeleshtë me dije të limituara për këtë temë, në një moment biologjik delikat për moshën e tyre, në një shoqëri konfuze e të paqartë në informim, pra viktima të përsosura. Nëse do ishte zgjedhje informimi mbi LGBT, atëherë, le të ketë në shkolla edhe shoqata konservatore që japin argumentat kundër LGBT, e nxënësit të zgjedhin mbi argumentat më të shëndosha. Por jo nuk është zgjedhje, është manipulim. Dhe mesazhi i këtyre trajnimeve në shkollat tona është ky: It is OK to be GAY (Është mirë të jesh GAY).
Fëmijët tanë janë viktimat e përsosura për indoktrinimin homoseksual. Si mund t’a lejoni ju këtë? Si mund të lejojmë fëmijët tanë të përdoren kështu? Po shteti? Po opozita? Shteti është vetë GAY, edhe opozita është GAY, e gjithë politika shqiptare është GAY.
Shteti është GAY, sepse është i majtë. E majta është pionere e të drejtave të homoseksualëve. Është në boshtin politik të së majtës të promovojë një fenomen të tillë. Edhe gjysma e opozitës, LSI-ja është e majtë, por ndonëse më e qendrës se PS-ja dhe ka të ngjarë të jetë kundër këtij fenomeni, përsëri hesht. Po e djathta? Ah, e djathta! Kjo duhet të kishte ngritur në këmbë shqiptarët për këtë çështje pasi homoseksualizmi nuk është në boshtin e saj politik. Përkundrazi, e djathta ka si identitet të saj traditën, familjen dhe Zotin. Por me sa duket jo kjo e djathta jonë, e cila po hesht më shumë se sa të tjerët, është vetë GAY.
Përse e nisa këtë shkrim me titullin: E gjithë politika shqiptare është GAY? Jo, sepse të gjithë politikanët shqiptarë janë GAY, por se shumica prej tyre po sillen si të tillë. Dhe ka një arsye. Kjo arsye është frika. Jo frikë nga shqiptarët por nga BE-ja, Ambasada e SHBA-së, ajo e Hollandës, etj. Frika se mos etiketohen homofobikë. Frika se mos partia e tyre shihet si anti-progresiste, anti-evropiane, anti-BE, e anti-amerikane. Partitë tona, e politikanët tanë ruajnë karrigen në të cilën ulen, duke shitur prapanicën me të cilën ulen. Pra, a nuk i bën kjo GAY?
PS-ja, me politikat e saj liberale që me ardhjen e Ramës, PD-ja që me ardhjen e Bashës, dhe LSI-ja, janë bashkëfajtore për këtë dëm kaq të madh që po i bëhet shoqërisë shqiptare dhe fëmijëve të tanë sot e atyre që do vijnë nesër. Tashmë u hap dera, nuk do arrijë më askush t’a mbyllë atë.
Të gjitha partitë dhe politikanët heshtin, sepse BE-ja është GAY dhe promotore e flaktë e homoseksualizmit dhe transgjinisë. Ndaj me shpresën se mund të hapen negociatat me BE-në, politika jonë hesht e lejon fëmijët shqiptarë të bëhen viktima. BE-ja është në të drejtën e saj të jetë GAY apo pro-GAY, pasi barkun e ka të mbushur, të ardhmen e ka të sigurtë, standartin e jetesës e ka të garantuar, punësimin e ka optimal, ëndrat i ka të përmbushura, ndaj homoseksualizmi për ta është eksperiment, është fantazi për të dalë nga monotonia e përditshme e begatisë. Ndërsa shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë për ushqimin e përditshëm, për mungesën e shpresës, për ujin, për dritat, për rrugët, për ilaçet, etj, dhe në vend që ti ofrosh ushqim mbi tavolinë por ti kërkosh të shesin prapanicën, ky është krim ndaj një shoqërie.
Ka patur disa politikanë që e kanë ngritur zërin kundër kësaj marrëzie. Kjo kërkon kurajo. Të flasësh kundër një filozofie të gabuar është akt heroik. Liritë që kemi sot janë falë atyre burrave me B të madhe e atyre grave fisnike që ngritën zërin kundër Nazizmit, Fashizmit, Komunizmit, e shumë diktaturave të tjera. Nëse edhe ata do kishin mbajtur gojën mbyllur, e do kishin jetuar gjatë në vend që të humbnin jetën në rininë e tyre, bota sot do ishte e sunduar nga e keqja. Politikanë shqiptarë, nuk po ju kërkon njeri të jepni jetën, luftoni apo merrni pushkën, pasi nuk jeni të atij kalibri, vetëm flisni e ngrini zërin, që të mbroni fëmijët tuaj e fëmijët tanë.
Poltika shqiptare është jo vetëm GAY por edhe hipokrite. Sa herë që ka festa fetare krerët e partive vrapojnë për të vizituar kisha e xhamia, e vërshojnë me mesazhe urimi në televizor e facebook si besimtarë të thekur. Nëse besokan kaq shumë këta atehëre të ngrejnë zërin kundër injektimit të doktrinës LGBT në shkollat tona, pasi të gjitha fetë e besimet tradicionale në botë e dënojnë homoseksualizmin, jo vetëm me qortim por me ferr të përjetshëm. Një njeri nuk mund ti shërbejë dy padronëve. Kur të shkoni javën tjetër për festën e Pashkëve nëpër kisha, kujtoni se ai Zoti për të cilin po shkoni e dënon homoseksualizmin. Dhe ndryshe nga nxënësit tanë që nuk kanë zgjedhje, ju e keni këtë zgjedhje kur të shkoni për Pashkë tek Kisha Orthodokse, Katolike, dhe Ungjillore, të mbani anën e Atij, apo të LGBT?
Nëse nuk më besoni mua, lexojeni vetë:
“Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës.
Në të njejtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” (Bibla – Romakëve 1:26-27)
“Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.” (Bibla – Levitiku 20:13)