Loading...

Nuk e tha askush, nuk dihej më parë! Ja çndodhi me drogën rekord të kapur në Maminas

Gazetari Driçim Çaka, ka treguar sot disa detaje te pathena, qe nuk diheshin me pare,  per diten kur u kap sasia rekord e kokaines ne Maminas.

Në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, ai tha se droga është konstatuar nga policia shqiptare, në momentin e kalimit në skaner të kontenierit.

Sipas tij, në skaner ka dalë ngjyra e kuqe, çka do të thotë se në kontenier ka ngarkesë të fshehur dhe pikërisht në dysheme. Pasi është hapur dyshemeja me daltë nga agjentët e antidrogës, ka qenë një prej tyre i cili ka provuar kokainën, duke provuar kështu se kishin të bënin me një ngarkesë të paligjshme.

“Kontenieri është kontrolluar fillimisht në Livorno, por nuk është konstatuar ngarkesë e paligjshme. Në momentin që ka kaluar në skaner në Portin e Durrësit, kontenieri ka dalë me ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se në të kishte ngarkesë, pikërisht në dyshemenë e tij. Dyshemeja është hapur me daltë nga agjentët.

Ka qenë një prej agjentëve i cili ka hapur një prej pakove të kokainës dhe ka provuar drogën”, u shpreh gazetari Çaka, duke shtuar se policisë i është dashur rreth pesë orë për të hapur kontenierin ku ishte fshehur ngarkesa e drogës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com