Loading...

‘Nji simfoni’ nga Albana Cufaj Zhuta

Nji simfoni
Asht tu u shkru nji simfoni
me nota te thjeshta si buzqeshja jote.
Shkri ne do taste t’bardha,
e ne t’zezat, vec kena mblu vetmine.
Fsheh prej nesh.
Asht tu u shkru nji simfoni me lindjen e dites,
me pertacine e fmijes,
qe spo don me shku n’shkoll se po ka ftoft.
E gjumi po i vjen amel.
Asht tu u shkru nji simfoni me numra telefonash,
qe po kujtohen vec kur po kan “mall’ e “hall”.
E n’dasht!
Kjo nadje e hershme shtri ksaj nate te pagdhime,
mban tana simfonite e shkrume e te pashkrume
qe kan me ardh nji dite si te gjitha simfonite,
Shkru vec per ty. a.c.zh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com