Loading...

Një shqiptare humb jetën në Itali. Ja dyshimet e para

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në zonën e Legnano në Itali.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00, në zonën pranë kampit sportiv të Canegrates.

Nga hetimet e para, zbulimi i gruas së vdekur është bërë pasi njerëzit e saj nuk kishin komunikuar me të, duke kërkuar ndihmën e policisë për të hapur portën.

Sipas medias italiane menjëherë në zonë kanë mbërritur policia dhe ambulancat. Policia ka hapur derën dhe ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme.

Edhe pse ndihma e shpejtë ka qenë aty dhe ka ndërhyrë, nuk ka ishte e mundur që ajo të shpëtonte, kishte disa orë që kishte vdekur.

Sakaq policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe po ndjek dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes natyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com