NJË DITË
Do të vijë një ditë ku krejt padashur,
Duke ecur përmes njerëzisë,
Diku mes skenash si në një teatër,
Do shihemi drejtë e në sy.
Një ndjenjë e butë e çmendurisë,
Thellë në ndërgjegje do të zgjohet.
Por nëse zgjedhim rrugën e lirisë,
As kthimi pas s’lejohet.
Do të vijë një ditë ku krejt padashur,
Do takohemi sy më sy,
Në mes të njerëzve në këtë teatër,
Do të humbim përsëri…!
Anila Toto