Veshja konsiderohet si një formë e të shprehurit të vetvetes. Të gjithë përpiqemi të shprehemi sa më mirë dhe duke ruajtur identitetin tonë, i cili na diferencon nga të tjerët.
Edhe në botën e politikës, ku kodi përcakton qartë korzinat e veshjes, disa politikanë zgjedhin t’i shtojnë disa “ngjyra”, duke pasqyruar identitetin e tyre unik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për shkak të detyrës i duhet të vesh gjithmonë kostume. Por, ai zgjedh shpesh kostumet me ngjyrë blu dhe herë me kuadrate.
Kryeministri, Edi Rama, njihet për atletet e preferuara “Adidas”, të cilat i kombinon edhe me kostumin zyrtar. Por, të preferuarat e tij janë gjithashtu edhe pantallonat “Yamamoto”.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk njihet për ndonjë veshje apo ngjyrë të preferuar. Por, ai shpesh preferon xhaketat me këmisha, duke hequr dorë nga kollarja zyrtare.
Kryetarja e LRI-së, Monika Kryemadhi, preferon ngjyrën e kuqe. E shohim shpesh me xhaketa, fustane apo pallto të kuqe.
Ngjyrën e kuqe dhe atë vishnje e preferon edhe deputetja e PD-së, Grida Duma. Teksa pëlqen të shtojë si aksesorë rripin në bel.
Gjergj Bojaxhi, ish-kryetari i SFIDA, preferon gjithmonë këmisha. Shpesh ato janë ngjyrë të bardhë por gjithashtu ai pëlqen edhe nuancat e blusë.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pëlqen të vishet shpesh me pantallona. Ato mund të jenë të ngjyrave dhe prerjeve të ndryshme, apo shpesh edhe kostum.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pëlqen shumë xhaketat dhe sidomos ato ngjyrë të zezë. Me zinxhir, perçina apo butona, ato mbeten të preferuarat e saj.