Loading...

Ngjarje tragjike në Durrës, kapet autori i krimit

Një sherr mes dy të rinjve me armë të ftohtë ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Durrës ku viktimë ka mbetur një 16-vjeçar. Autori i krimit një i ri 17 vjeç është vënë në pranga pak pas ngjarjes.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të një plagosje të ndodhur mesditën e sotme në Durrës, shtetasin D.L.17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com