Loading...

Ngjarje e rëndë në Tepelenë, 10-vjeçari vdes dërgohet i vdekur në spital

Ndonëse u duk sikur epidemitë gripale morën fund me ngrohjen e motit në vendin tonë, një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Tepelenës.

Një i mitur 10 vjeçar është dërguar në orët e para të mëngjesit i pajetë në spitalin e Tepelenës.

Ditën e djeshme i mituri me inicialet S.I ishte dërguar nga prindërit në spitalin e këtij qyteti, por mjekët u kanë kërkuar ta dërgojnë në spitalin e Gjirokastrës për një mjekim më të specializuar.

Por prindërit e kanë çuar në shtëpi e jo në spital. Më pas, gjendja e fëmijës është përkeqësuar dhe prindërit e kanë dërguar sërish në spital, por ishte shumë vonë.

10-vjeçari ka mbërritur i pajetë pas gjendjes gripale që e kishte kapur prej disa ditësh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com