Loading...

Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari me makinë të vjedhur aksidenton për vdekje nënë e bijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka aksidentuar për vdekje një nënë dhe ka plagosur rëndë vajzën e saj.

Sipas mediave italiane mbrëmjen e të enjtes 43-vjeçari shqiptar kishte qenë duke ecur me shpejtësi të jashtëzakonshme me një automjet tip BMW të vjedhur, kur përplasi papritur një tjetër mjet.

Nga aksidenti mbeti e vdekur një grua 73-vjeçare ndërsa e plagosur rëndë mbeti vajza e saj, 45 vjeçe.

Por edhe më i papritur ka qenë gjesti i shqiptarit, i cili është dorëzuar në polici pas aksidentit fatal në Pieve Emanuele, së bashku me avokatin.

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 43-vjeçari shqiptar, pak pasi ai ka marrë përsipër fajin.

I marrë në pyetje nga policia, shqiptari u shpreh se:

Unë isha ai që i vrava”., Unë kisha frikë, ndaj u largova.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com