Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Incidenti është shënuar në rrugën ‘’Bardhyl’’ dy persona të paidentifikuar kanë grabitur dhe rrahur me leva një person duke i marrë dhe motorin.
Personat kanë qenë të maskuar ndërsa janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, së bashku me motorin e grabitur.
Nuk dihet nëse qëllimi i rrahjes ka qenë marrja e motorit apo autorët dhe shënjestra e tyre kanë pasur ndonjë konflikt të mëhershëm mes tyre.
Policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes, dhe presim detaje në lidhje me identitetin e personit të grabitur.