Lajme të keqia për Shkodrën!
Buletinet ndërkombëtare klimaterike parashikojnë se e keqja nuk ka kaluar akoma. Sipas buletinit të “International Federation të Kryqit të Kuq” dhe shoqërive të tjera, thuhet se deri në fund të marsit do të ketë një valë të re përmbytjesh në 12 vende të Evropës Qendrore duke përfshirë edhe Shqipërinë me një rrisk të madh. “Temperaturat më të larta do të vazhdojnë të hedhin edhe shira më të shumtë që priten javën e ardhshme, duke vendosur me qindra njerëz të tjerë në rrisk, pothuajse në gjithë rajonin”, thuhet në buletin.
“Kryqi i Kuq dhe Red Crescent Teams janë duke iu përgjigjur, apo të gatshme për tiu përgjigjur situatave që po ndodhin dhe që do të vijnë” thuhet në raport.
Raporti është bërë për shqipërinë, Bjellorusinë, Kroacinë, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, të gjitha këto vende që janë prekur nga përmbytjet, raporton newsbomb.al.
Shqipëria.
Që nga 2 marsi, shkruhet në këtë bulletin, prefektura e Shkodrës është prekur nga përmbytje të mëdha të shkaktuara fillimisht nga shkrirja e borës së rënë për shkak të erërave të ngrohta dhe temperaturat graduale në rritje. Rreshjet intensive gjatë ditëve pasuese, të kombinuara edhe me rritjen e shkarkimeve nga hidrocentralet HEC në kaskadën e Drinit, kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve.
Përmbytjet janë përhapur duke përpirë 4800 ha tokë bujqësore, duke prekur 160 shtëpi dhe duke përmbytur plotësisht 40 shtëpi. Fshatrat Obot dhe Shirq, respektivisht të njëjsisë Ana e Malit dhe Dajç janë në situatë më të vështirë.
Situata u përkeqësua në 19 mars duke ndikuar edhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës, ku 25 njerëz u evakuuan me mjete të ushtrisë dhe policia, dhe janë vendosur në një konvikt të shkollës së mesme.
Përkeqësimi i situatës u shkaktua nga shkarkimet e Hec Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, si dhe sasia e lartë e rreshjeve në zonën e Shkodrës, në verilindje të saj.
Autoritetet rritën sasinë e shkarkimeve të detyruara nga HEC-et për të zvogëluar presionin mbi digat, pasi niveli i lartë i ujit ishte në nivel thuajse kritik. Fshatrat e Velipojës dhe Trushë si dhe shumica e fshatrave të Dajçit, po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të mungesave të sistemeve të pompimit të ujit.
Kryqi i Kuq me autoritetet ndihmuan në situatë. Në 12 mars, u shpërndanë 50 pako për 50 familje rome në Ajasëm. Në 15 mars, u shpërndanë pako për të mbështetur 35 familje në fshatin Shirq që është prekur edhe më shumë. Kryqi I Kuq po ndihmon edhe ata që janë të vendosur në shkollën “Arben Broci. Qeveria ka dhënë 100 krevatë dhe 18 tenda për bashkinë e Shkodrës për të pritur familjet më emergjente por edhe evakuuim për familjet më në nevojë. Strukturat e emergjencës kanë dhënë edhe ushqim, ujë dhe cdo gjë tjetër të nevojshme. Sipas lajmërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave situate e përmbytjeve në Shkodër pritet të jetë edhe më keq.