Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për trafik të miturish dhe falsfikim.
Sipas të dhënave zyrtare Operacioni është kryer nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i pasaportave” e kryer në bashkëpunim.
Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
– Arben Veizaj, 54 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikim i të miturëve” e kryer në bashkëpunim dhe ” Falsifikimi i pasaportave” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 128/b/3, 189 dhe 55 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme proçeduriale.